Maqedonia e Veriut regjistron rastin e parë me variantin “Kraken” të COVID-19 NULL NULL 22.01.2023 18:51 22.01.2023 18:51 Instituti për Shëndet Publik në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar se vendi ka regjistruar rastin e parë të infektimit me një nënvariant të ”Omicron”, i njohur si ”Kraken”. Është bërë e ditur se “Kraken” është një variant i ri që përhapet shpejt por ka simptoma më të lehta. ”Nga 32 mostra pozitive me SARS-CoV-2, është detektuar një rast me HVV.1.5 omicron, i njohur si “Kraken”. Pacienti nga i cili është marrë mostra më 11 Janar 2023 është nga Gjevgjelia”, ka njoftuar ISHP. Instant/Kina thotë se 80% e popullsisë është infektuar me Covid-19 E ndërsa Covid-19 ka shkaktuar një pandemi serioze në të gjithë botën, është e ditur se mutacionet e reja përhapen më shpejtë, megjithatë janë me simptoma më të lehta. Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut ka thënë se situata epidemiologjike është stabile dhe s’ka nevojë për masa plotësuese. Kujtojmë po ashtu se që nga fillimi i koronavirusit në këtë vend kanë humbur jetën mbi 9,000 njerëz/AlsatM.
Big Brother VIP Xhuli drejtuar Mbresës: Mos mi derdhë lotët ndër sytë e këtyre, armikut si tregohen pikat e dobëta (VIDEO) 3 orë më parë
Big Brother VIP Xhuli-Mbresës: Ti je e mençur dhe populli po të do, nuk të eliminuan as pas katër javësh në nominim (VIDEO) 3 orë më parë