Maqedonia e fundit për liri të shtypit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Maqedonia e fundit për liri të shtypit

NULL NULL
03/05/2015

Në Maqedoni po përkujtohet sot 3 Maji- Dita Botërore e Lirisë së Shtypit në një kohë kur gazetarët çdo ditë po përballen me sfida të ndryshme.

Maqedonia renditet e fundit në listën për lirinë e shtypit  në Europë. Gazetarët në Maqedoni përballen me kërcënime, dhunë dhe presione tjera siç raporton INA.

Shumica e këtyre presioneve vijnë nga pushteti dhe kjo u konfirmua edhe në aferën e fundit të përgjimeve, ku doli në pah futja e shumicës së mediave nën kontrollin e pushtetit.

Ky realitet u shfaq me dëshmi reale, ku krerët më të lartë të qeverisë dhe strukturave të shërbimit sekret përkujdesen deri në përpilimin e kronikave televizive dhe storjeve për shtyp.

Një situatë e ngjashme është edhe me shumicën e mediave në gjuhën shqipe, të cilat janë në gjendje edhe më të mjerueshme dhe kritike sa i përket mbijetesës së tyre. Qeveria aplikon një diskriminim brutal ndaj medias shqiptare.

Te drejtat e mediave

Derisa ndahen miliona euro për mediat maqedonase, mediat shqiptare, një pjesë shumë e vogël e tyre përfitojnë një copë simbolike nga buxheti dhe fushatat qeveritare.

Mbi 27 fushata mediatike qeveritare me një kosto prej mbi 18 milion euro janë realizuar vetëm gjatë periudhës 2012 – 2014. Nga kjo shumë marramendëse, mediat shqiptare me përjashtime minore apo simbolike kanë fituar një shumë simbolike.

Gjendja e vështirë e lirisë së medias në Maqedoni është alarmuar edhe nga raportet e fundit të organizatave ndërkombëtare. Freedom House (FH) në raportin e publikuar javën e kaluar e ka radhitur Maqedoninë si vendin me gjendje të përkeqësuar të lirisë së mediave, duke qëndruar e fundit e ranguar në Evropën Juglindore dhe e parafundit në nivel të Evropës, menjëherë pas Turqisë.

Sipas FH-së, Maqedonia është renditur në vendin e 115 si pjesë e vendeve me media ‘pjesërisht të lira”, bashkë me vendet afrikane Libani, Tunizia, Maldive,Tunizia dhe pasohet nga Bangladeshi, Kenia dhe Mauritania. Por për vetëm 3 vende, Maqedonia do të rrezikonte sivjet që të radhitej në listën e vendeve me media “jo të lira”, ku kryesisht renditen vendet totalitariste dhe diktaturat.

Dita e 3 majit u përcaktua në vitin 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ombeve të Bashkuara si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të festuar anë e mbanë botës parimet themelore të lirisë së shtypit, për të vlerësuar gjendjen e lirisë së medias në botë, për të mbrojtur median nga sulmet kundër pavarësisë së saj dhe për të kujtuar dhe për të nderuar gazetarët, që kanë humbur jetën, duke kryer punën e profesionit të tyre.  / INA