Maqedonia: Bllokadat e Ramës nuk i kontribuojnë stabilitetit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Maqedonia: Bllokadat e Ramës nuk i kontribuojnë stabilitetit

NULL NULL
22/05/2015
Shkupi zyrtar: Të gjitha bllokadat, kërcënimet për bllokada janë në frymën e vlerave dhe shpirtit europian dhe nuk kontribuojnë në asnjë mënyrë për paqen dhe stabilitetin e rajonit në tërësi.

Shkupi zyrtar ka reaguar pas kërcënimit të kryeministrit Edi Rama se Shqipëria do të bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO nëse nuk respektohet në frymë dhe në gërmë marrëveshja e Ohrit dhe nëse nuk zbardhet ngjarja në Kumanovë.

Ministria e Jashtme e Maqedonisë, në një deklaratë të saj, shprehet se këto kërcënime nuk i shërbejnë paqes dhe stabilitetit në rajon dhe se bëhen për të justifikuar mbështetjen e pakët apo kundërshtitë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

“Të gjitha bllokadat, kërcënimet për bllokada dhe deklaratat për justifikuar mbështetjen e dobët apo kundërshtimin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe në BE nuk janë në frymën e vlerave dhe shpirtit europian dhe nuk kontribuojnë në asnjë mënyrë apo formë për paqen dhe stabilitetin e rajonit në tërësi” thuhet në deklaratën e siguruar nga lapsi.al.

“Republika e Maqedonisë do të vazhdojë të investojnë përpjekje aktive në forcimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit me të gjithë fqinjët dhe partnerët, e gjitha kjo në interes të progresit të të gjithë rajonit”, vijon më tej deklarata.

Në reagim thuhet gjithashtu se anëtarësimi në NATO dhe në BE i Maqedonisë është në interes të të gjithë qytetarëve të saj për një të ardhme më të mirë, zhvillim ekonomik dhe se bashkëjetesa ndëretnike dhe respektimi i dallimeve kulturore, etnike e fetare dhe të të drejtave të njeriut janë themeli i shoqërisë maqedonase, të përcaktuar edhe në kushtetutë. 

Reagimi i Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë dëshmon se marrëdhënies mes dy vendeve janë të tensionuara. Ato kanë arritur në këtë pikë afro dy vjet pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet, me premtimin se qeveria e tij do të kishte zero probleme me fqinjët. 

Marrëdhëniet janë të tensionuara gjithashtu edhe me Greqinë për shkak të kufirit detar dhe notës së protestës që Shqipëria i ka dërguar Greqisë për kërkimet që ajo po zhvillon për naftë në det. Mediat greke e kanë komentuar notën e protestës si qëllim të Shqipërisë për të kërkuar rishikim edhe të kufirit tokësor mes dy vendeve. 

Në frymën e këtyre zhvillimeve ministri i jashtëm grek anulloi pjesëmarrjen e tij në takimin e ministrave të Europës Juglindore (SEECP) që po zhvillohet në Tiranë.