Maqedoni: Tifozët e klubit të Vardarit, sulmojnë disa shqiptarë NULL NULL 10/08/2015 10/08/2015 Raportohet se personi i cili e ka pësuar më rëndë nga dhuna e tepruar e huliganëve, është Burhan Ismaili, nga fshati Batincë, si dhe kushëriri i tij 14 vjeçarë. Një ndeshje futbolli mes ekipit të Shkupit dhe Vardarit ka eskaluar në revoltë nga tifozët e Vardarit “Komitët”, të cilët të revoltuar pas ndeshjes mes Shkupit dhe Vardarit, që përfundoi me barazim, nuk i kanë kursyer as qytetarët e pafajshëm përfshi edhe ato të gjinisë femërore. Prej gjithsejtë 12 personave të sulmuar 10 janë gra. Viktimat e pafajshme në momentin e sulmit, kanë qenë duke shëtitur në sheshin “Maqedonia”. Raportohet se personi i cili e ka pësuar më rëndë nga dhuna e tepruar e huliganëve, është Burhan Ismaili, nga fshati Batincë, si dhe kushëriri i tij 14 vjeçarë, transmeton AlsatM. Edhe në qendrën tregtare “City Mall” në Shkup, Komitët kanë sulmuar fizikisht edhe dy shqiptarë nga Velesi të cilët jetojnë në Belgjikë, e që kanë ardhur në vendlindje për pushime. Ata përveç që i kanë përgjakur dy shqiptarët, gjithashtu edhe e kanë demoluar veturën e tyre. Nga policia konfirmojnë incidentin dhe shprehen se punojnë në zbardhjen e rastit.
Kino dhe Teatër John Travolta i thotë lamtumirë 'më të dashurës' së tij Olivia Newton-John: "Të dua" 09/08/2022