14:19, 6 Korrik 2020

Pesë viktima, 78 të infektuar dhe 172 të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 894 teste, shkruan Alsat

Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 26 raste të reja me Covid-19, në Kumanovë 4, Shtip 17, Tetovë 9, Strugë 3, Gostivar 5, Probishtip 3, dhe nga një rast kanë Dibra, Manastiri, Ohri, Kriva Pallanka, Koçani, Vinica.

Në vendin Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë prej gjithsej 68.059 testimeve të realizuara, 7124 persona janë diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 3199 janë shëruar kurse 346 persona kanë humbur betejën me koronavirusin.

Për momentin janë 3579 raste aktive me Covid-19.

Konkurs Pune

Lexo më shumë