Maqedoni e Veriut: Shkon në 285 numri i të prekurve me koronavirus, vdes një 79 vjeçar NULL NULL 30.03.2020 15:34 30.03.2020 15:34 Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 26 raste të reja me koronavirus, ndërsa është shënuar edhe një rast vdekje. Bëhet fjalë për një 79 vjeçar nga Dibra që po trajtohej në Klinikën Infektive në Shkup.Pacienti tashmë i ndjerë ishte diagnostifikuar me Covid-19 më 23 mars, kurse pas përkeqësimit të gjendjes ishte shtruar në Klinikën Infektive në Shkup me 25 mars. Nga Ministria njoftojnë se gjatë ditës së sotshme edhe 9 pacientë tjerë janë shëruar nga Covid-19 (8 nga Dibra dhe 1 nga Shkupi). Pacientët janë lëshuar për kurim shtëpiak pasi kanë rezultuar negativ në dy dy teste të koronavirusit. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 deri në ora 12:00 në vendin tonë shkon në 285, prej të cilëve 12 janë shëruar kurse 7 kanë përfunduar me fatalitet./Alsat-M/. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ministri italian i Mbrojtjes mbërrin në Kosovë, ambasada jep detaje për agjendën e tij 2 minuta më parë
Lajme Rusia mbyll mbikëqyrjen e OKB-së për ndjekjen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut 16 minuta më parë