Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Maqedoni e Veriut, numërohen 80 përqind e votave

NULL NULL
16.07.2020 00:56

Nga votat e numëruara prej 2.800 nga gjithsej 3.480 vendvotime, apo rreth 80 për qind të fletëvotimeve, Koalicioni i udhëhequr nga LSDM “Mundemi” prin me gjithsej 36.48 për qind të votave para koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE me 35.47 përqind.

Të dhënat e publikuara nga KSHZ në selinë e tyre, duke e pasur parasysh se ueb faqja më shumë se një orë nuk ishte funksionale, tregojnë se për BDI-në kanë votuar 10.73 për qind, për Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativa 8.41 për qind, për “Të majtën” 4 për qind, PDSH 1.41 për qind, për Integra 1.36 për qind, ndërsa partitë e tjera dhe koalicionet në zgjedhje kanë nën 0.4 për qind.

Sipas numrit të votuesve, nga të dhënat e përpunuara deri më tani, për LSDM-në kanë votuar rreth 232.000 votues, për VMRO-DPMNE-në 226.000, për BDI-në 67.000, për ALeancën 53.000, për Të Majtën 25.500, për PDSH-në 9.000 dhe për Integrën 8.500./portalb.mk/

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.