Maqedoni e Veriut: Në vikend orë policore tërë ditën, ditëve të punës nga ora 16:00 deri në 05:00 NULL NULL 08.04.2020 09:43 08.04.2020 09:43 Ora policore në Maqedoninë e Veriut nga sot fillon në ora 16:00 dhe përfundon në orën 05:00 të mëngjesit të ditëve të punës. Në fundjavë (e shtunë dhe e diel) do të ketë orë policore tërëditore për të gjithë qytetarët. Sipas vendimit të Qeverisë, personat mbi moshën 67 vjeçare prej sot mund të dalin jashtë në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 12:00, ndërsa për të rinjtë deri në moshën 18 vjeç ndalohet lëvizja gjatë gjithë ditëve të punës, prej të hënës deri të premten, përveç në periudhën prej orës 13:00 deri në orën 15:00. Ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve në vende publike dhe hapësira publike në grupe më të mëdha se dy persona, me ç’rast është e lejuar prindi të jetë në grup më të madhe me fëmijët e tij deri në 14 vjeç. Për aktivitetet bujqësore lejohet lëvizja brenda territorit të fshatrave, edhe atë vetëm për nevoja pune. Ndalimi nuk vlen për policinë, ushtrinë, punonjësit e shëndetësisë, si dhe marketet dhe restorantet që janë furnizues të produkteve. Barnatoret do të funksionojnë pa ndalesa. “Përjashtimet vlejnë për punonjësit e Ministrisë së Brendshme, anëtarët e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Mbrojtjes, njësitet territore të zjarrfikësve, Administratën doganore, bujqit dhe fermerët që punojnë dhe lëvizin në zonën e zonave rurale dhe ata që kultivojnë kultura kopshtari dhe kanë aktivitete urgjente për kultivimin e tyre në këtë periudhë, prodhuesit e qumështit, si dhe persona të tjerë dhe institucione të përfshira në përjashtime për këto masa dhe ndalime”, njofton Qeveria e Maqedonisë së Veriut raporton Alsat-M përcjell Klan Kosova. Sa i përket marketeve, ata duhet të rregullojnë orarin e tyre të punës në përputhje me ndalimet e lëvizjes në territorin e vendit dhe të organizojnë pa probleme procesin e punës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Franca mbyll faqen e interneti që pretendonte se po rekrutonte vullnetarë për të luftuar në Ukrainë 5 minuta më parë