15:46, 1 Korrik 2020

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se edhe katër persona të prekur me Covid-19 kanë ndërruar jetë.

Sipas kësaj ministrie  gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 954 teste dhe janë regjistruar 120 të infektuar që rezulton të jetë shifër më e vogël se ajo e pacientëve të shëruar, që është 123.

Rastet e reja janë regjistruar në: Shkup-64, Kumnaovë-4, Dibër-4, Shtip-2, Prilep-2, Tertovë-14, Strugë-5, Manastir-3, Ohër-7, Gostivar-2, Makedonski Brod-1, Sveti Nikollë-2, Kërçovë-5 dhe Resnjë-5, raporton Alsat-M, transmeton Klan Kosova.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë