Maqedoni e Veriut, 52 raste të reja me Covid-19, katër të vdekur NULL NULL 29.05.2020 15:58 29.05.2020 15:58 SOMERVILLE, MASSACHUSETTS - APRIL 28: Medical professionals pass each other a coronavirus test at a drive-thru testing site at Cambridge Health Alliance Somerville Hospital on April 28, 2020 in Somerville, Massachusetts. The city of Somerville is offering free testing to any resident who wants it, and requiring residents to wear masks in public spaces in order to combat the spread of coronavirus (COVID-19). (Photo by Maddie Meyer/Getty Images) Me 52 raste të diagnistifikaura, rastet e reja të regjistruara me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar rritje, i cili është edhe numri më i madh i pacientëve të infektuar me këtë virus që nga 12 prilli, kur ishin shënuar 68 raste. Numri më i madh i rasteve është regjistruar përsëri në Shkup, ku ka 25 raste të reja. Ndërkaq, të dhënat e ditës së sotme të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, flasin edhe për rritje të numrit pacientëve që kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me këtë virus në krahasim me ditën e djeshme, me ç’rast sot është raportuar për 4 viktima të reja. Sipas të dhënave të ministrisë, sot janë shëruar 30 pacientë. “Në Klinikën për Sëmundje Infektive kanë ndërruar jetë dy pacientë, një pacient nga Shkupi (73) që është pranuar në klinikë më 21 maj dhe një pacient nga Velesi (82) i cili është hospitalizuar më 22 maj. Në Spitalin “8 shtatori” ka ndërruar jetë një paciente (76) që është pranuar më 21 maj dhe një paciente nga Tetova (55) që është pranuar më 27 maj”, thuhet në njoftimin e ministrisë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend nga fillimi i epidemisë është 2129, i të shëruarve 1516 ndërsa i pacientëve që kanë ndërruar jetë 126. Numri i rasteve aktive momentalisht është 487. Në 24 orët e fundit në RV janë kryer 661 testime për Covid-19, ndërkaq numri i përgjithshëm i testimeve është 27.684. /portalb.mk/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Rusia mbyll mbikëqyrjen e OKB-së për ndjekjen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut 3 minuta më parë