Maqedoni e Veriut: 37 raste të reja me COVID-19, 10 të shëruar

Maqedoni e Veriut: 37 raste të reja me COVID-19, 10 të shëruar

NULL NULL
2 months më parë

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 37 raste të reja me COVID-19 ndërsa janë shëruar  10 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar për asnjë rast të vdekjes, transmeton Klankosova.tv.

Deri më tani, në Maqedoni të Veriut janë kryer gjithsej 949 mijë e 11 teste, teksa numri i përgjithshëm i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë është 156 mijë e 54 njerëz, numri i personave të shëruar është 150 mijë e 273, numri i vdekjeve është 5 mijë e 489 teksa vazhdojnë të mbesin edhe 292 raste aktive.