Maqedoni e Veriut: 140 raste me COVID-19, gjashtë viktima

Maqedoni e Veriut: 140 raste me COVID-19, gjashtë viktima

NULL NULL
1 muaj më parë

Janë regjistruar 140 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Shkupi prin me 47 raste pozitive, i ndjekur nga qyteti i Kumanovës që ka 18 raste, njofton Klan Kosova.

Gjatë periudhës së njëjtë kohore, si pasojë e koronavirusit kanë ndërruar jetë gjashtë persona.

Në këtë vend që nga fillimi i pandemisë janë bërë 174.097 testime, prej tyre 2076 janë ende aktive.