Maqedonci raporton në Komision, përmend edhe blerjet ushtarake NULL NULL 08.10.2024 10:48 08.10.2024 10:48 Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po raporton sot në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku i ka përmendur të gjitha zhvillimet dhe aktivitetet më të fundit. “Gjatë kësaj periudhe kohore ka vazhduar edhe validimi i ekipit të dytë të mjekësisë, kurse te blerjet ushtarake kontratat për blerje ushtarake që janë lidhur gjatë gjashtëmujorit të dytë 2023 janë duke vazhduar që të implementohen, e kemi pranuar, pra vazhdojmë të pranojmë furnizime në sisteme të armatimit”, ka thënë Maqedonci në Komision, njofton Klankosova.tv. “Kurse aktualisht është duke vazhdu procesi i prokurimit për blerjet e këtij viti dhe gjithmonë janë duke u realizuar sipas formatit shtet me shtet dhe shtet me prodhues”. Maqedonci përmendi mes tjerash edhe donacionin nga Gjermania në mars të këtij viti, pjesëmarrjen e FSK-së në 12 ushtrime ndërkombëtare, nënshkrimin e përbashkët mes FKS-së dhe Forcave të Armatosura Shqiptare, kursin bazik të oficerëve të karrierës e të tjera. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Një banesë në katin e pestë u përfshi nga zjarri në "Muharrem Fejza", nuk ka të lënduar (VIDEO) 3 orë më parë