Maqedonasi Ljupco merr drejtimin e KB Vëllaznimit të Gjakovës NULL NULL 30.09.2020 10:27 30.09.2020 10:27 Ndihmëstrajneri i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut në basketboll, Ljupco Malinkov, është emëruar trajner i ekipit të Vëllaznimit të Gjakovës. Konfirmimi ka ardhur nga faqja zyrtare e klubit gjakovar, njofton Klan Kosova. “Ljupco është mjaft i emocionuar dhe ka premtuar që do të punohet maksimalisht për të arritur qëllimet e klubit ‘Kuq e Zi’, ditëve në vijim do të zyrtarizojmë edhe përforcimet e radhës”, thuhet në njoftim. Vëllaznimi këtë edicion do të garon në elitën e basketbollit kosovar, ku e pret një garë e fortë me rivalët në luftë për kreun e tabelës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.