Manxhuka: Thirrja e AGK-së për të bojkotuar takimet VV-LDK e paqëndrueshme - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Manxhuka: Thirrja e AGK-së për të bojkotuar takimet VV-LDK e paqëndrueshme

NULL NULL
09/01/2020

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se reagimi i AGK-së dhe thirrja për të bojkotuar takimet VV-LDK me arsyetimin se gazetarët po qëndrojnë jashtë objekteve të Kuvendit dhe në të ftohtë për orë të tëra është i paqëndrueshëm.

Sipas tij, nuk ka asnjë nevojë që dikush të qëndrojë në të ftohtë, transmeton Klan Kosova.

“Personalisht jam kujdesur që me të arritur te Kuvendi, në çdo takim, gazetarët të presin brenda në Kuvend, madje edhe në kohën kur Kuvendi nuk ishte i konstituuar. Nuk ka asnjë nevojë që dikush të qëndrojë në të ftohtë dhe këtë e kemi evituar në secilin takim”.

Për t’u informuar më shumë rreth reagimit të AGK-së, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Gazetarët presin me orë të tëra në temperatura të ulëta gjatë përcjelljes së takimeve VV-LDK, reagon AGK

klankosova.tv