Mane: Jam gati ta mposht Liverpoolin NULL NULL 05.08.2022 09:41 05.08.2022 09:41 Ish-sulmuesi i Liverpool-it, Sadio Mane, ka këmbëngulur se është gati ta mposht skuadrën e tij të vjetër për Bayern Munich nëse të dy skuadrat ndeshen në Ligën e Kampionëve këtë vit. Mane ishte pjesë e skuadrës Reds që kaloi gjigantët gjermanë në raundin e 16-të në vitin 2019, me sulmuesin senegalez që shënoi dy herë për të eliminuar Bayernin. Liverpool vazhdoi të fitojë të gjithë kompeticionin pasi mposhti Tottenhamin në finale. Por, pas gjashtë vitesh të frytshme në Anfield, Mane do të jetë në të kuqtë e Bayern Munichut tani e tutje, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv. Mane e kishte përshkruar më parë golin e tij kundër Bayernit si një nga golat e tij të preferuar, por ai u tërhoq pak nga ky pretendim kur foli në faqen zyrtar të Bundesligës. “Unë thashë ndoshta është goli im i preferuar, por tani do të thoja goli i dytë, jo i pari, sepse ai është shoku im i skuadrës. Jo, po bëj shaka. Sigurisht, mendoj se ishte një gol i mirë. Patëm një lojë të mirë. Kjo është në të kaluarën. Nëse do të takohemi sërish, sigurisht si Bayern Munich do ta mundim Liverpool-in”. Bayern Munich e bëri Manen prioritet në fillim të verës pasi senegalezi nuk arriti të pajtohej me Liverpoolin për një marrëveshje të re afatgjatë. Dhe ish-lojtari i Southampton-it tani do të udhëheqë sulmin për kampionët në fuqi të Gjermanisë pasi Robert Leëandoëski më në fund iu dha drita jeshile për t’iu bashkuar Barcelonës muajin e kaluar. Mane ka siguruar tashmë trofeun e tij të parë që nga mbërritja në Mynih, pasi shënoi një gol debutues në fitoren magjepsëse 5-3 të Bayernit ndaj RB Leipzig në finalen e Superkupës së Gjermanisë nëfundjavën e kaluar – por sulmuesi është i uritur për më shumë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.