Mandl: Serbia po tregon simpati për Kremlinin dhe ende po kërcënon Kosovën NULL NULL 15.05.2022 12:02 15.05.2022 12:02 Eurodeputeti Lukas Mandl ka thënë se udhëheqësia në Serbi është duke dëshpëruar shumë me qëndrimet e tyre për situatën në Ukrainë. “Që nga fillimi i luftës, Serbia po tregon simpati për Kremlinin dhe ende po kërcënon shtetin e saj më të vogël fqinj, Republikën e Kosovës, shtetin më të ri të Evropës. Udhëheqja serbe po dëshpëron shumë. Kjo është jashtëzakonisht irrituese dhe dëshpëruese. Më 1 mars, Parlamenti Evropian ka vendosur për një rezolutë që tregon “shqetësim të thellë” për pozicionin serb kundër sanksioneve. Rezoluta është miratuar me shumicë të madhe”. “E ndaj këtë shqetësim me këtë shumicë dërrmuese të kolegëve të mi në Parlamentin Evropian. Sjellja e lidershipit serb është irrituese – veçanërisht pasi BE-ja ka qenë donatori më i madh për Serbinë për dekada dhe BE-ja e ka llogaritur Serbinë si një vend kandidat për anëtarësim. Përderisa çdo gjë i është dhënë, Serbia e ka pozicionuar veten në anën e gabuar të historisë në këto kohë. Kjo është edhe arsyeja pse Serbia luan një rol negativ në Ballkanin Perëndimor për momentin”. “Unë gjithmonë ndaj pikëpamjen time të qartë se Serbia mund të luajë për Ballkanin Perëndimor rolin që luan Gjermania për të gjithë Evropën. Gjermania është e madhe dhe e fortë ekonomikisht. Serbia nuk është aq e madhe, por është vendi më i madh në Ballkanin Perëndimor. Serbia është larg të qenit ekonomikisht e fortë sa Gjermania, por prap se prap është vendi më i fortë në mesin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Do të ishte diçka për të marrë përgjegjësi për mundësitë e ardhshme për pasuri, për të rinjtë, për perspektivat në fushën e arsimit për të rinjtë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, për t’u lidhur më shumë dhe për të krijuar më shumë besim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, por Serbia po i humb të gjitha mundësitë për të qenë në anën e duhur, për qytetarët e saj”,ka thënë Mandl në një intervistë për Geopost. I pyetur se “A mendoni se Serbia në bashkëpunim me Rusinë mund të bëjë telashe në veri të Kosovës, duke destabilizuar situatën atje apo edhe në ‘Republika Srpska’?”, Mandl ka thënë “Unë gjithmonë do të kontribuoj për një bashkësi ndërkombëtare të botës së lirë, e cila vazhdon të kujdeset për sigurinë e Kosovës, për sovranitetin e Kosovës dhe kjo është arsyeja pse shpresoj që të shmangim më shumë tensione dhe dhunë të çfarëdo lloji. Unë ende shpresoj se Serbia do të ecë në një rrugë pozitive dhe do t’i hapë derën vetes dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë