Mandl: Serbia bën një hap para dhe dy prapa - Kosova të anëtarësohet në OKB (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mandl: Serbia bën një hap para dhe dy prapa – Kosova të anëtarësohet në OKB (VIDEO)

NULL NULL
15.05.2023 18:55
Mandl

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka thënë se Kosova duhet të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa sa i përket udhëheqjes së Serbisë, ajo “bën një hap para dhe dy prapa”, ka shtuar Mandl në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

“Kur provon një hap përpara dhe më pas shkon dy hapa prapa. Më duhet të them se udhëheqja e Serbisë, nuk po flas për tërë njerëzit, por këtë po e bën udhëheqja serbe për shumë vite”.

“Është e qartë që nuk ka arsye fare që të dëmtojë perspektivën e Kosovës. Popullata më e re, një prej vendeve që ka një rrugë të gjatë përpara për prosperitet ekonomik”.

Tutje, Mandl ka thënë se udhëheqja e Serbisë nuk ka arsye që ta pengojë Kosovën për t’u anëtarësuar në struktura ndërkombëtare.

“Është e qartë që Kosova duhet të bëhet anëtare e OKB-së. Serbia, për sa i përket formaliteteve, nuk do të jetë në pozitë për ta bllokuar Kosovën në Këshillin e Evropës sepse nuk nevojiten unanimitet në Këshillin e Evropës”.

“Sidoqoftë vota e Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE, është një sjellje shumë e keqe ndaj fqinjit që ne nuk dëshirojmë ta shohim në Bashkimin Evropian”.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS

klankosova.tv