Mandl për takimin Kurti-Vuçiq: E rëndësishme të merren përgjegjësi dhe të shmanget nacionalizmi - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mandl për takimin Kurti-Vuçiq: E rëndësishme të merren përgjegjësi dhe të shmanget nacionalizmi

NULL NULL
18/08/2022

Deputeti i Parlamentit Evropian nga Austria, Lukas Mandl, me rastin e takimit të sotëm të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel, ka thënë se është e rëndësishme të merren përgjegjësi dhe të shmanget nacionalizmi.

Mandl shkroi në Twitter se kompromiset “dembele” gjithashtu duhet të shmangen dhe se heqja dorë nga dhuna duhet të merret si e mirëqenë.

“Sot është e rëndësishme të marrim përgjegjësi dhe të shmangim kompromiset dembele. Populli i Ballkanit Perëndimor meriton një të ardhme të mirë. Heqja dorë nga dhuna duhet të merret si e mirëqenë,” tha Mandl, transmeton Klankosova.tv