Manchester United pëson humbjen e parë këtë sezon - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Manchester United pëson humbjen e parë këtë sezon

NULL NULL
07/08/2022

Manchester United e ka nisur keq sezonin e ri në Premier League, pasi u mposht në shtëpi nga Brighton me rezultat 1-2.

Ekipi i Ten Hag ishte në disavantazh që nga minuta e 30-të e takimit ku Gross shënoi për 0-1 pas një asistimi të Ëelbeck.

Nëntë minuta më vonë, ishte përsëri Gross ai që i çoi shifrat në 0-2, që ishte edhe rezultati i pjesës së parë, njofton Klankosova.tv.

Për Ronaldon, Ten Hag u kujdes që ta shti në fushë tek në minutën e 53-të, ku nga banka rezervë portguezi bënte mimika interesante, që më pasë u bën virale.

Në minutën e 68-të ishte Mac Allister ai që shënoi në portën e tij, por që Manchester United nuk arriti të bënte më shumë se kaq.

Pas xhiros së parë, United gjendet në vendin e 14-të në tabelë, teksa Brighton në vendin e pestë me pikë të plota pas takimit të parë.