Manchester prin në garën për Reus - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Manchester prin në garën për Reus

NULL NULL
27/05/2015
Mesfushori gjerman, Marco Reus është i lidhur me një largim nga Signal Iduna Park këtë verë, e duket se 'Djajtë e Kuq' janë më së afërmi për t'i siguruar shërbimet e tij.

Manchester United kryeson garën për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Borussia Dormund, Marco Reus.

Me Real Madrid që duket se nuk është i interesuar të garojë pafundësisht për gjermanin kanë mbetur dy rivalët nga Premier League, United e Arsenal.

Reus ka qenë i lidhur me një largim nga Signal Iduna Park edhe vitin e shkuar por supozimet patën dalë të pavërteta. Megjithatë, këtë verë e ardhmja e tij bëhet më e paqartë nëse Jurgen Klopp largohet ose vendosë të pushojë për një sezon.