Manchester City pret Parisin në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales NULL NULL 04.05.2021 11:20 04.05.2021 11:20 Sot, me fillim nga ora 21:00, Manchester City do të luajë kundër Paris SG në kuadër të gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve. Maurico Pochettino dhe skuadra e Parisit nuk janë të sigurt se a do të luajë Mbappe apo jo, edhe pse ylli francez është futur në listën e lojtarëve të ftuar për ndeshje. “Sot ai do të fillojë një seancë stërvitore individuale dhe do të shohim nëse (Mbappe) mund të jetë me ekipin”, tha Pochettino për BBC. Nga ana tjetër, Guardiola që është pa ndonjë mungesë madhore në ekip e ka konsideruar ndeshjen me Parisin si thjesht një ndeshje tjetër. “Ne i qasemi kësaj loje si një lojë tjetër”, tha Guardiola për BBC-në. Parisienët janë në kërkim të fitores, pas disfatës 1:2 si vendas, për t’iu kthyer punëve të papërfunduara nga sezoni i kaluar ku humbën në finale ndaj Bayernit, njofton Klan Kosova. Djelmoshat e Guardiolës janë më afër se kurrë paraqitjes së tyre të parë në finalen e Ligës së Kampionëve dhe statistikat tregojnë se “Citizens” janë favorit për të fituar titullin “Kampion të Evropës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.