Manchester City po kërkon 80 milionë euro për Sterling NULL NULL 18.10.2021 21:37 18.10.2021 21:37 Ndërsa gjendja financiare në Barcelonë është ende mjaft problematike, gjigantët katalanas synojnë të përforcohen në sulm në afatin e janarit ose verën e ardhshme, teksa Raheem Sterling qëndron si një nga objektivat e tyre, ndërsa Manchester City ka vlerësuar 80 milionë euro lojtarin. Sterling aktualisht është në një situatë të vështirë në Manchester City, pasi ka humbur vendin e tij në formacionin startues të Pep Guardiolës mes zërave për një përçarje mes dyshes, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv. Marrëveshja e Sterling me Manchester City përfundon në qershor 2023, gjë që e vendos atë në zonën e kuqe për t’u larguar si agjent i lirë, teksa ai shpreson të largohet para kësaj kohe dhe City nuk është e gatshme të ofrojë ndonjë zbritje për lojtarët e tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.