Manchester City nuk është si përpara, sërish pëson me debakël NULL NULL 23.11.2024 20:38 23.11.2024 20:38 Pesë ndeshje, po aq humbje! Ky është bilanci i ballafaqimeve të fundit të kampionit aktual të Anglisë, Manchester City. Tri disfata radhazi në Premier League, një në EFL Cup e tjera në Champions League, shënojnë rekord të zi për skuadrën e udhëhequr nga Pep Guardiola, njofton Klankosova.tv. Se a do të ketë reagime nga drejtuesit e ish-kampionëve të Evropës apo do të konsiderohet si një krizë kaluese, mbetet të shihet, por ajo që dihet është se Liverpool nëse fiton nesër në udhëtim te Southampton, do t’i largohet 8 pikë “qytetarëve”. Debakli i sotëm 0-4 nga Tottenham në Emirates, është rezultati më i keq që City e ka përjetuar në mbi një dekadë.