Manchester City gati 120 milionë euro për yllin e ri të futbollit portugez NULL NULL 20.04.2019 13:33 20.04.2019 13:33 Juventusi dhe Reali i Madridit mund të mbeten me duar në xhepa përsa i përket garës për të firmosur me talentin 19-vjeçar të Benficës Joao Felix. Për yllin e ri të futbollit portugez në skenë ka hyrë Manchester City. Duke iu referuar lajmeve që raportojnë mediat, me kërkesë të trajnerit Pep Guardiola, drejtuesit e Citiziens janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e largimit të lojtarit nga Benfica që kap shifrën e 120 milionë eurove. Mesa duket Juventusi që ishte në pole position për të firmosur me Joao Felix për faktin se ky i fundit dëshiron të luajë në të njëjtën skuadër me Cristiano Ronaldon, ka humbur terren me 19-vjeçarin që sezonin e ardhshëm mund të jetë pjesë e kampionëve në fuqi të Anglisë./Supersport.al/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.