Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Manchester City dhe Inter sonte në finalen e Champions League

NULL NULL
10.06.2023 11:28
Manchester City - Inter

Manchester City do të shohë që ta fitojë Champions League për herën e parë dhe ta kompletojë tripletën.

“The Citizens” për të arritur këtë duhet ta kalojnë Interin, në përballjen që zhvillohet në stadiumin olimpik Ataturk, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Deri më tani, skuadra e Pep Guardiola ka fituar Premier League dhe FA Cup.

Kjo është hera e dytë në tre vjet që City ka arritur finalen e Champions, ku të kaluarën e kishte humbur nga Chelsea në sezonin 2020-2021.

Interi në anën tjetër kërkon trofeun e katër të garës më të madhe evropiane të futbollit.

Ka qenë viti 2010 kur Interi kishte fituar tripletën, atëherë kur drejtimin e klubit e kishte Jose Mourinho.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.