Manastirliu paralajmëron vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç

Manastirliu paralajmëron vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç

NULL NULL
1 month më parë

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka paralajmëruar sot se mund të ketë në ulje të moshës së vaksinimit.

Nga Shkodra, ministrja tha se Komiteti i Vaksinimit ka rekomanduar vaksinimin e fëmijëve deri në 16 vjeç, po ashtu injektimin e dozave dhe tek fëmijët plus 12 vjeç që kanë sëmundje të tjera.

“Kanë rekomanduar dhe uljen e moshës për vaksinimin, kanë rekomanduar dhe vaksinim plus 12 për fëmijët që kanë probleme shëndetësore. Këto rekomandime Komitetit të Vaksinimit do të diskutohen ditën e nesërme dhe do të ketë një vendim të Komitetit të Ekspertëve për përgjigjen ndaj Covid-19. Vaksinimi është arma e vetme kundër Covid-19”, tha ministrja.

Më tej njoftoi se nga nesër do të shpërndahen dhe dozat e vaksinave të gripit, pasi këto viroza kanë nisur të qarkullojmë në vend.