14:18, 25 Mars 2020

Pas të dhënave zyrtare që publikohen çdo ditë në mesditë për situatën nga koronavirusi, Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë për shërimin nga kjo sëmundje të një mjeku dhe një infermieri.

Bëhet fjalë për mjekun e parë të konfirmuar pozitiv në Spitalin e Durrësit dhe një infermier në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

“Sot lajmi i mirë është shërimi i një mjeku dhe një infermieri mes shtatë qytetarëve të tjerë që sot rezultuan negativë në dy testet e njëpasnjëshme për Covid-19”.

“Mjeku i Spitalit të Durrësit dhe një infermier i Spitalit “Shefqet Nroqi” tashmë të shëruar ndodhen në shtëpitë e tyre ku do të vazhdojnë të jenë të vetizoluar edhe për 14 ditë”.

Manastirliu përsëriti thirrjen ndaj qytetarëve që të respektojnë distancimin social dhe të zbatojnë masat e higjienës personale për të ndalur përhapjen e Covid-19./ A2 CNN

Konkurs Pune

Lexo më shumë