Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Manaj: Ta mposhtim Spanjën dhe të gëzojmë gjithë shqiptarët

NULL NULL
20.06.2024 15:20
rey manaj

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj, në një konferencë të sotme për media, foli për përballjen e radhës me Spanjën.

Ai tha se Spanja është një ekip shumë i madh.

“Po rrafi sot Italinë, do të kemi më shumë shpresa. Kanë lojtarë me shumë kualitet si Rodri, Lamine Yamal apo Morata. Të bëjmë ndeshjen tonë dhe të japim 100%, nga minuta e parë deri te e fundit”, deklaroi Manaj.

Ai tha se Spanja ka mbrojtës shumë të mirë, por shtoi se rëndësi ka që ekipi të ecë përpara. “Jemi ekip kombëtar, nuk kanë rëndësi individualitetet, por ekipi”.

“Duhet të futemi edhe më fort se u futëm ndaj Kroacisë. Spanja është një nga ekipet më të mira në botë, të japim 100% nga minuta e parë deri te ajo e 95’”, theksoi Manaj.

Ndër të tjera, ai u ndal edhe te barazimi me kroatët, si dhe për ecurinë e kuqezinjve deri tani në Evropian.

“Kur mbaroi ndeshja, filluam të mendonim. Mund të kishim arritur 3 pikët. Goli i dytë mund të jepej faull, por gjyqtari tha që nuk kishte asgjë nga VAR-i. Pak pishman, pasi mund të kishim fituar. Tani duhet të fitojmë ndaj Spanjës. Kemi më shumë shanse nëse fiton sonte Spanja. Shpresoj të bëjmë historinë”, tha Manaj.

Për golin e shpejtë ndaj Italisë, Manaj tha se ai i bëri që të ulnin intensitetin shumë.

“Goli i shpejtë me Italinë na bëri të uleshim shumë. Ndërkohë që ndaj Kroacisë pjesa e parë ishte ndër më të mirat e viteve të fundit. Goli i parë i pësuar na demoralizoi, na destabilizoi pak, por patëm forcë me golin e Klausit dhe atë që dhanë lojtarët e ardhur nga stoli”, u shpreh ai.

Sipas tij, nuk ka rëndësi kush shënon gol, por “rëndësi ka të fitojmë me Spanjën dhe të kemi mundësi të kualifikohemi”.

“Të gjithë ne lojtarët atë duam, të fitojmë ndaj Spanjës dhe të gëzojmë gjithë shqiptarët”, tha Rey Manaj.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.