Man United interesohet për Leroy Sanen NULL NULL 07.08.2022 09:44 07.08.2022 09:44 Manchester United ka bërë një interesim të papritur në lidhje me mundësin e transferimit të ish-anësorit të Manchester City, Leroy Sane. Sane nuk ka pasur momentet më të mira që nga kthimi në Gjermani në vitin 2020, kur iu bashkua Bayernit Munichut. Ardhja këtë verë e Sadio Mane nga Liverpooli ka ngritur pikëpyetje se sa kohë do të luajë ai këtë sezon, raporton Mirror, transmeton Klankosova.tv. 26-vjeçari filloi vetëm 22 ndeshje të Bundesligës për Bayernin sezonin e kaluar dhe transferimi i Manes ka të ngjarë të ndikojë edhe më tej në mundësitë e tij. Ten Hag thuhet se është i kënaqur me idenë e Marcus Rashford dhe Jason Sancho në të dyja anët e Anthony Martial në qendër të sulmit. Por ai ende shpreson të forcojë opsionet e tij dhe situata e Sanes në Bayern do të thotë se ai është një lojtar me interes. Ten Hag ka kërkuar një lëvizje për anësorin e Ajax, Anthony, por gjigantët holandezë nuk duan të humbasin një tjetër emër të madh te United, pasi kanë parë tashmë Ten Hag dhe Lisandro Martinez të bëjnë rrugën e tyre drejt veriperëndimit. Dhe ndërsa ata ende mund të arrijnë një marrëveshje për Anthony në linjë, opsione të tjera duke përfshirë Sane janë duke u shqyrtuar. Eksperienca e Sane në Premier League do të thotë se ai do të kërkonte pak përshtatje në ligë, natyrisht, fakti se ai është katër herë fitues i titullit – dy herë me Cityn dhe dy herë me Bayernin – është gjithashtu tërheqëse. Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp gjithashtu ka qenë i lidhur me Sane dhe është një admirues i njohur i lojtarit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.