Man United fiton ndaj Reading, kalon në fazën tjetër të FA Cup - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Man United fiton ndaj Reading, kalon në fazën tjetër të FA Cup

NULL NULL
28.01.2023 22:56

Manchester United e ka mposhtur Reading, me rezultat 3-1, duke kaluar në fazën tjetër të FA Cup.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht disa rasteve të lehta nga United.

Në pjesën e dytë, Casemiro shënoi një gol të bukur në minutën e 55’, teksa një edhe më të çmendur, braziliani e realizoi vetëm tre minuta më pas.

Në minutën e 65’, Reading mbeti me një lojtar më pak në lojë, pasi Andy Carroll u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

United, pas disa rasteve, e gjeti edhe golin e tretë me anë të Fred.

Reading golin e ngushëllimit e gjeti në minutën e 72’, me anë të Amado Mbengue. /Klankosova.tv.