Malta për integrimin e Kosovës në BE - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Malta për integrimin e Kosovës në BE

NULL NULL
02/06/2015
Presidentja e Maltës Marie-Louise Coleiro Preca, gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm Hashim Thaçi tha se Kosova është një shtet që po dëshmon përkushtim të madh për integrim në familjen e madhe evropiane dhe përkrahja e vendit të saj nuk do të mungojë edhe në të ardhmen.

Nënshkrimi i MSA-së, sipas saj , është një konfirmim i rëndësishëm për agjendën evropiane që ka ndjekur Kosova.

Në anën tjetër, kryediplomati kosovar i cili po qëndron për vizitë në Maltë e  njoftoi nikoqiren e takimit edhe për fokusin e tashëm të politikës së jashtme në kërkim të njohjeve të reja dhe anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare, ku tashmë po kërkohen më shumë njohje cilësore.

“Tash jemi përqendruar më shumë në sigurimin e njohjeve që sjellin cilësi, sidomos për jetën e qytetarëve të Kosovës, sepse kemi kaluar në një fazë tjetër dhe e vlerësojmë shumë edhe përkrahjen e lidershipit të Maltës për fuqizimin e shtetësisë sonë”, ka thënë Thaçi.

Marie-Louise Coleiro Preca dhe Thaçi kanë folur edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror edhe në sferat e ekonomisë dhe kulturës, por që me theks të veçantë është kërkuar përkrahja nga Malta për nënshkrimin sa më të shpejt të MSA-së dhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.