Maloku: Vizita e Chollet në Kosovë duket se ndërlidhet me Asociacionin NULL NULL 11.01.2023 23:45 11.01.2023 23:45 Analisti politik, Albinot Maloku, ka folur për vizitën e këshilltarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, në Kosovë. Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka theksuar se takimi i tij ka të bëjë edhe me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. “Kjo ishte vizitë e planifikuar shumë më përpara, por Derek Chollet e shtyu për shkak të problemeve shëndetësore. Mirëpo mesazhin e kishte dërguar paraprakisht edhe diplomati Gabriel Escobar. Është interesante tani me e pa qeverinë e vendit e cila ka qenë kundërshtuese e fuqishme e çështjes së Asociacionit, të merret bash me çështjen e Asociacionit”. “Një kundërshtar shumë i fuqishëm që ka marrë vota në atë temë apo në atë kauzë sot do të përballet me çështjen e Asociacionit, duket se edhe kjo vizita e diplomatit amerikan ndërlidhet me çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë Maloku, transmeton Klankosova.tv.
Kosova Kurti: Për hollësitë e dialogut mund të flasim në seancë me dyer të mbyllura ose me liderë politikë 2 months
Kosova Abdixhiku, Kurtit: Shpifje të thuhet që partitë opozitare provojnë ta rrëzojnë qeverinë me ndërkombëtarët 2 months
Kosova Tahiri (AAK): Sa më prezentë që jeni në Washington, aq më shumë Kosova afrohet me Amerikën 2 months