Maloku: Kujdes me demarkacionin - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Maloku: Kujdes me demarkacionin

NULL NULL
08.05.2015 08:12
Ish-oficeri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Maloku u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës të kenë kujdes me demarkacionin me Malin e Zi, përndryshe mund të bëhet keq.

Naim Maloku, ish-oficeri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se me demarkacionin në kufirin Kosovë-Mali i Zi po bëhen lojtara të rrezikshme.

Maloku në intervistën e tij për Epoka e Re ka thënë që sipas informacioneve që ai disponon nga përfaqësues të banorëve të Rugovës së Pejës, demarkacioni nuk po bëhet bazuar në vijën kufitare të vitit 1974.

Sipas ish-deputetit të Kosovës, vija kufitare që ndanë dy shtetet po pretendohet të shtyhet pa asnjë të bazë.

Maloku i ka bërë thirrje komisionit shtetëror që të mos ngutet për shënimin e kufirit me Malin e Zi dhe ta mbrojë vijën kufitare të vitit 1974, në të kundërtën do të ketë pakënaqësi të mëdha.