Malmo nderon pas vdekjes Harbuzin NULL NULL 12.10.2018 17:39 12.10.2018 17:39 Tifozët dhe skuadra suedeze Malmo në nderim të ish-futbollistit të tyre i cili vdiq dje në moshën 32-vjeçare Labinot Harbuzi, do të nderojnë kujtimin për të. Të premten në mbrëmje, saktësisht në orën 19:10 do të mbahet memoriali në hyrjen A të stadiumit të këtij ekipi. Labinot Harbuzi ishte futbollist shqiptar me pasaportë suedeze, ai vdiq të enjten pas një sulmi në zemër, njofton Klan Kosova. Harbuzi ka qenë i njohur si supertalent në Malmo dhe ka përfaqësuar Suedinë në U17, U18, U19 dhe U21. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.