Mallorca s’fiton pa Muriqin NULL NULL 12.03.2023 16:33 12.03.2023 16:33 Mallorca ka barazuar me Real Sociedadin, me rezultat 1-1, në kuadër të xhiros së 25-të në La Liga. Golin e parë në ndeshje e shënuan mysafirët, me anë të Carlos Fernandez, në minutën e 3’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë, vendasit e barazuan rezultatin me anë të Lee Kang-in, në minutën e 50’. Me këtë rezultat u mbyll ndeshja. Në këtë takim nuk u paraqit sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili ishte i suspenduar për shkak të kartonëve. Mallorca pas barazimit mbetet në vendin e 10-të me 32 pikë, pas 25 ndeshjeve. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.