Mallorca: Punëtori aksidentohet me "Bugattin" e Ronaldos (FOTO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mallorca: Punëtori aksidentohet me “Bugattin” e Ronaldos (FOTO)

NULL NULL
20/06/2022

Cristiano Ronaldos duket se nuk po i shkojnë pushimet mirë.

Atij i bëri një vaki jo e këndshme.

Ronaldos iu shkatërrua një veturë që ka kushtuar hiç më pak se 2.5 milionë euro të cilin e kishte blerë në vitin 2016-të kur e kishte fituar Kampionatin Evropian me Portugalinë.

Siç raportojnë mediat e njohura ndërkombëtare portugezi nuk ishte në timon.

Thuhet se një punëtor i fituesit të pesëfisht të “Topit të artë” e humbi kontrollin dhe u përplas me rrethojën e shtëpisë ku po pushojnë CR7 dhe familja e tij, shkruan The Sun përcjell Klankosova.tv.

Vozitësi nuk ka pësuar lëndime të mëdha por pjesa e përparme e veturës po.

Tani si duket Cristiano Ronaldos duhet ta rregullojë “Bugattin” ose ta blejë krejt të ri.