Mallkimi Emery - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mallkimi Emery

NULL NULL
11/08/2015
Trajneri i Sevillas nuk di për fitore ndaj Barcelonës, pasi në 19 përballjet e tij me skuadrën katalanase ka 6 barazime dhe 13 disfata.

Asnjëherë në karrierën e tij, Unai Emery nuk është përballur me ndonjë kundërshtar më të vështirë se Barcelona.

Për ta kuptuar pse, mjafton të shikohen rezultatet e tij ndaj katalanëve. Në 19 përballjet e tij me skuadrën nga Camp Nou, trajneri spanjoll ende nuk di për fitore.

Emery që me Barçën është përballur gjatë drejtimit të katër klubeve të ndryshme(Almerias, Valencias, Spartakut dhe Sevillas) ka arritur katër barazime dhe është mposhtur plot 13 herë.

Finalja e Tbilisit do të jetë e 20-ta për Unai Emeryn ndaj Barcelonës. Në këtë rast të veçantë, trajneri i Sevillas hyn pa disa nga lojtarët kyq, por së paku Sevilla ka fituar eksperiencë në finale dhe ai nuk duket shumë i brengosur.

Emery është i bindur se skuadra e tij ka atë që duhet për të mposhtur Barcelonën. Basku nuk ishte aspak i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në po të njejtën garë, vitin e shkuar, ndaj Real Madridit, dhe megjithë mungesat mendon që të skuadra do të paraqitet më mirë.