Malishevë: Prishet asfalti “i ri”, komuna detyron firmën ta rregullojë (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Malishevë: Prishet asfalti “i ri”, komuna detyron firmën ta rregullojë (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Bellagoshi 10/08/2022

Komuna e Malishevës ka detyruar punëkryesin që ka kryer rrugën Malishevë-Banjë t’i përmirësojë defektet e shfaqura pas shtrimit të shtresës së dytë të asfaltit.

Sipas zyrtarëve komunalë, ky vendim është formë paralajmërimi edhe për operatorët tjerë ekonomikë që kanë projekte të fituara se punimet duhet të kryhen sipas standardeve të kërkuara, në të kundërtën, do të merren masat e parapara, njofton Klan Kosova.

Por në kompaninë që kreu punimet thonë se këto telashe nuk qenë si pasojë e punës së dobët, por për shkak të një gypi ekzistues.