Malishevë: Dita e katërt pa të infektuar nga koronavirusi NULL NULL 19/04/2020 19/04/2020 Komuna e Malishevës, e cila më herët ishte vatër e shpërthimit të koronavirusit në Kosovë, sot për të katërtën ditë me radhë nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me COVID-19. Pavarësisht kësaj, autoritetet komunale apelojnë qytetarët për kujdes të vazhdueshëm, si forma e vetme e luftimit të këtij virusi të rrezikshëm që ka prekur tashmë pothuajse të gjithë botën. “Mos dilni pa nevojë edhe kur e keni të drejtën e lëvizjes, por edhe nëse duhet që patjetër të dilni, atëherë dilni nga një person. Mbani distancën e këshilluar fizike, prej 2 metrave. Pastroni sa më shpesh duart, me sapun apo mjete tjera për dezinfektim. Mbani maska mbrojtëse dhe dorëza”, njofton Komuna e Malishevës përcjell Klan Kosova. Në Malishevë janë konfirmuar 70 raste me koronavirus, prej tyre 31 të shëruar dhe një me përfundim fatal.