Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

 Malisheva nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me COVID-19 në tri ditët e fundit

NULL NULL
28.09.2020 16:53

Gjatë tri ditëve të fundit në komunën e Malishevës, nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus.

Ndërsa, aktive vazhdojnë të mbetën edhe tetë raste, njofton Klan Kosova.

Këto të dhënat janë konfirmuar në komunikimin dhe menaxhimin e përbashkët të situatës pandemike, në mes të komunës dhe IKSHPK.

“Pavarësisht kësaj qetësie të situatës me COVID-19 në Komunën e Malishevës, ne duhet të vazhdojmë të zbatojmë të gjitha masat dhe rekomandimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore në vend. Mbani maska, mbajeni distancën, pastroni duart dhe maksimalisht shmangni vendet ku ka shumë njerëz, pasi vetëm kështu mund ta luftojmë këtë virus”, ka thënë nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, në një komunikatë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.