12:01, 2 Prill 2020

Komuna e Malishevës njofton se organizata gjermane “ASB” sot i ka sjellë një donacion me mjete mbrojtëse për personelin mjekësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, me qëllim të ofrimit të mbështetjes për t’u mbrojtur gjatë punës së përditshme në përballje me virusin korona.

Këtë donacion, zyrtarët e ASB në Kosovë ia kanë dorëzuar kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, përmes së cilit donacioni i dërgohet QKMF-së në Malishevë.

Begaj i ka falënderuar donatorët, të cilët siç njoftohet, këto ndihma i kanë sjellë nga fondet vetanake.

Mjetet e dhuruara janë: 7.500 dorashka higjienike, 1.000 copë maska mbrojtëse dhe 200 shishe nga 500ml dezinfektues likuid.

Konkurs Pune

Lexo më shumë