Malisheva kthehet te fitorja ndaj Ferizajt NULL NULL 22.04.2023 17:23 22.04.2023 17:23 Malisheva e ka mposhtur Ferizajn, në udhëtim, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 30-të të Superligës së Kosovës. Golin e parë në ndeshje për mysafirët e realizoi Sobowale, në minutën e 17’. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Betim Haxhimasa e barazoi rezultatin për vendësit. Golin e fundit dhe të fitores për Malishevën e shënoi Sobowale, në minutën e 83’. Malisheva pas fitores kalon në vendin e shtatë me 33 pikë, pas 30 ndeshjeve, teksa Ferizaj bie në pozitën e nëntë me 31 pikë. /Klankosova.tv.