Malisheva i dërgon 1000 ekzemplarë veprash për Bibliotekën e Alfabetit në Manastir - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Malisheva i dërgon 1000 ekzemplarë veprash për Bibliotekën e Alfabetit në Manastir

NULL NULL
07.04.2023 09:47

Komuna e Malishevës i është bashkuar nismës së studentes nga Shkupi, Emira Selimi për pasurimin e bibliotekës së Manastirit me vepra, duke dhuruar 1000 ekzemplarë veprash për Bibliotekën e Alfabetit në Manastir.

Siç thuhet në një komunikatë për media, aksioni për dhurimin e librave në mbështetje të bibliotekës së Manastirit është organizuar nga krijuesi letrar Mehdi Krasniqi, ku me dhjetëra dhurues iu përgjigjën kërkesës për dhurim të librave nga bibliotekat personale.

Komuna e Malishevës thotë se aksionin e ka ndihmuar përmes sigurimit të transportit të veprave, deri në destinacionin e bibliotekës së Manastirit.

“Shkrimtarë, poetë dhe qytetarë nga e tërë hapësira gjeografike shqiptare, faleminderit për përmbushjen e misionit kombëtar, që dhuruat veprat tuaj për bibliotekën e alfabetit shqip në Manastirin shqiptar”, thuhet në komunikatë.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.