Maliqi thotë se VV-LDK do ta flijojnë Ministrinë e Kulturës NULL NULL 12.12.2019 22:33 12.12.2019 22:33 Analisti politik Shkëlzen Maliqi tha se ka shenjë të normalitet në krijimin e qeverisë së re pavarësisht vonesave, të cilat sipas tij janë bërë edhe nga rinumërimi i votave pas zgjedhjeve dhe jo vetëm nga vonesa e tentimit për ta bërë koalicionin Vetëvendosja dhe LDK-ja. “Një faj për vonesa kanë qenë edhe këto ankesat për rinumërim dhe ka pasë jashtëzakonisht shumë dhe na kanë bërë disi nervoz. Është normale që këto dy parti pa njëra-tjetrën nuk mund ta bëjnë qeverinë për shkak të vijave të kuqe, edhe pse teorikisht ka pasë alternativa, po megjithatë s’ka pasë tjetër ose e bëjnë këto dy subjekte ose shkohet në zgjedhje”. “Edhe sikurse ka ndodhur më herët ka pasë edhe disa pazare dhe shtyrje se kush do të fitojë më shumë pushtet. E kemi pasë edhe herën e kaluar, subjekti që i ka pasë 8 për qind e ka marrë kryeministrinë. Ka pasë edhe subjekte të vogla me disa deputetë ku kanë kaluar nga një formacion në tjetrin”. “Atëherë ka qenë më dramatike dhe ka zgjatur më shumë. Tash besoj se ka pasë shenja të nomralitetit edhe në vetë zgjedhjet edhe për herë të parë ka qenë sovrani që ia ka dhënë pushtetin opozitës. Ka qenë fitorja relativisht e pastër dhe ka mund të jetë edhe më e pastër mos të ishin ato vota që i ka pasë për me mbushë 5 për qindëshin koalicioni i Nismës me dy partitë tjera. Ata e kanë ditur prej ditës së parë që duhet të bjën koalicion si duket që i kanë kryer disa punë”. Maliqi në Zona e Debatit për raportimin e Klan Kosovës se Ministria e Kulturës do t’i jepet minoriteteve atëherë ajo është flijuar pasi vëmendja e Vetëvendosjes dhe e LDK-së është te ministritë që kanë më shumë pushtet dhe para. “Kultura gjithë kohën ka qenë e neglizhuar dhe s’ka qenë prioritet. Të gjithë ministrat kanë qenë të dobët apo të dorës së dytë. Edhe kur kanë qenë disa që kanë pasë ambicie s’kanë pasë mundësi veprimi me buxhetin që e kanë pasë. Tash pa dhimbje e kanë dorëzuar”. “Nëse ata kanë vendosur që me shumë artificialitet të reduktojnë qeverinë vetëm me 12 ministri atëherë kultura ka qenë ajo që flijohet. Për këto ministritë tjera është interesi më i madh. Ka më shumë pare dhe më shumë pushtet. Dhe kjo ministri është dytësore”. Sipas Maliqit reduktimi i ministrive në 12 nuk do të jetë edhe reduktim i shpenzimeve apo stafit. “Por edhe ministritë që grumbullohen do ta kenë stafin e vet edhe aty i rehatojnë disa prej kuadrove të tyre që mund të jetë edhe një lloj reduktimi i shpenzimeve apo të krijohet kjo përshtypje”. “Kjo me Ministrinë e Kulturës ka mbetur si njëlloj pazari i fundit ku nuk kanë dashur t’ia japin partisë tjetër ndonjë më të rëndësishme dhe e kanë flijuar Kulturën”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 3 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë