Maliqi: Specialja, punë e kryer NULL NULL 25/05/2015 25/05/2015 Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka thënë se do të komplikohej puna në rast se Kuvendi i Kosovës nuk do të votojë në favor të themelimit të Gjykatës Speciale. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Maliqi ka thënë se themelimi i kësaj gjykate është punë e kryer. “Nëse nuk kalon Gjykata Speciale vetëm komplikohet puna, pasi kjo gjykatë ashtu e kështu do të bëhet. Nëse nuk e bën Kosova, e bëjnë Kombet e Bashkuara, por me kondita të tjera”, ka thënë Maliqi. Ai ka deklaruar se nuk është në dijeni nëse do të ketë presion të faktorit ndërkombëtar që Kosova ta themelojë vetë Gjykatën Speciale. “Tani në momentin e fundit nuk e di a do të ketë presione, por kjo është punë e kryer, sepse edhe Këshilli i Sigurimit, edhe instancat evropiane janë në favor të themelimit të kësaj gjykate”, ka deklaruar Maliqi, duke shtuar se më mirë do të ishte që Kosova ta themelojë vetë këtë gjykatë. Maliqi beson se do të sigurohen numrat në Kuvend për themelimin e Gjykatës Speciale. Ai më tej ka thënë se askush nuk duhet të frikësohet nga themelimi i kësaj gjykate sepse, sipas tij, kjo nuk është aktakuzë ndaj UÇK-së e as ndaj luftës. “Mendoj se ne nuk duhet të kemi frikë nga kjo gjykatë. Kjo nuk është as aktakuzë ndaj UÇK-së e as ndaj luftës. Gjykata Speciale nuk është diçka që duhet të na ofendojë”, ka thënë Maliqi, për “Epoka e re”.
Kosova KEK-ut i rekomandohet që t’i shfrytëzojë 7 milionë euro nga qeveria për import të energjisë 9 minuta më parë
Kosova Grenell: Kosova do liberalizohej nga vizat nëse Trumpi dhe Thaçi do ishin ende në pushtet 27 minuta më parë
Kosova Edita Tahiri: Josep Borrell s’u tregua i drejtë, pala e Kosovës ishte pro marrëveshjes të vitit 2011 për targat 29 minuta më parë