'MaliFest', festivali ndërkombëtar që Kastriot Berisha premton se do ta krijojë në Malishevë

‘MaliFest’, festivali ndërkombëtar që Kastriot Berisha premton se do ta krijojë në Malishevë

NULL NULL
3 weeks më parë

Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e AAK-së, Kastriot Berisha, planifikon të krijojë një festival nëse vie në krye të këtij qyteti. Atë mendon ta quajë ‘MaliFest’ dhe me këtë premtim synon që rininë ta ketë krah tij në zgjedhjet lokale, njofton Klankosova.tv.

“Malishevën do ta shndërrojmë nga një vend pa aktivitete, në një vend plot aktivitete dhe atraktiv për vizitorë duke filluar nga krijimi i një festivali ndërkombëtar që propozoj ta quajmë MaliFest. Në vitin e parë të mandatit tim do të mbahet edicion i parë i këtij festivali, kurse brenda tri vitesh synojmë që ky festival të arrijë në numrin e 100 mijë vizitorëve vendas e të huaj përgjatë tri ditëve sa do të mbahet.” shkroi Berisha në një postim në Facebook.

Tutje ai shpjegoi se nuk ka një lokacion të caktuar ku do të mbahet festivali, por që sipas tij do të jetë një vend i përshtatshëm që plotëson kushtet e mbajtjes së tij.

“Koncepti: Me artistët më të mirë vendorë e të huaj, një festival i përvitshëm që do të mbledhë mijëra turistë vendorë dhe nga e gjithë bota në Malishevë duke i sjellë kështu atraktivitet, zhvillim dhe turizëm komunës tonë.”