Mali i Zi voton për president NULL NULL 19.03.2023 09:04 19.03.2023 09:04 Sot po mbahen zgjedhjet për president të Malit të Zi, në të cilat të drejtë vote kanë mbi 542 mijë qytetarë. Në zgjedhje marrin pjesë kandidatët e Partisë Demokratike të Socialistëve Milo Gjukanoviq, Frontit Demokratik Andrija Mandiq, Demokrati Aleksa Beçiq dhe ai nga “Mali i Zi i Bashkuar” Goran Daniloviq, njofton RTCG.. Kandidatët për president përfshijnë një nga liderët e Lëvizjes Evropa Tani, Jakov Milatoviq, deputetja e Partisë Socialdemokrate Draginja Vuksanoviq Stankoviq dhe influencuesi Jovan Raduloviq. Qendrat e votimit janë të hapura nga ora 07:00 deri në orën 20:00. Kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të vlefshme do të zgjidhet President i Malit të Zi, transmeton Klankosova.tv. Nëse asnjë kandidat nuk e merr atë numër votash, raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet për 14 ditë, pra më 2 prill, transmeton Klankosova.tv. Deri më tani presidentë të Malit të Zi ishin Momir Bullatoviq, Filip Vujanoviq dhe Milo Gjukanoviq. Presidenti atje zgjidhet për pesë vjet.
Lajme Putin miraton propozimin për krijimin e qendrave për trajnimin ushtarak me Bjellorusinë 01/02/2023
Lajme Francë, 63 për qind e qytetarëve mendojnë se Macron “nuk është një president i mirë” 01/02/2023