Mali i Zi huazon 100 milionë euro nga Deutsche Bank - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mali i Zi huazon 100 milionë euro nga Deutsche Bank

NULL NULL
07.03.2023 16:18
Banka e Gjermanisë

Mali i Zi ka marrë 100 mijë euro hua nga Deutsche Bank për të financuar obligimet buxhetore në vitin aktual.

Këto fonde janë në dispozicion për Podgoricën që nga kjo e martë, ka njoftuar Ministria e Financave, përcjell KlanKosova.tv.

Nga qeveria kanë njoftuar se kjo pagesë “është ndihmë shtesë për përballjen e shtetit me riskun global”.

“Kontrata me bankën është bërë për një periudhë trevjeçare, me mundësi vazhdimi për 12 muaj, dhe me normë interesi prej 5.9 përqind”, ka njoftuar ministria.

“Kësti i parë i interesit paguhet gjashtë muaj pas tërheqjes së fondeve të kredisë, ndërsa shlyerja e principalit do të fillojë dymbëdhjetë muaj pas tërheqjes së këtyre fondeve dhe do të kryhet duke paguar pesë këste të barabarta të principalit”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.