Mali i Zi do të paguajë dëmshpërblim për punonjësit e gjykatës ku shpërtheu bomba NULL NULL 01.06.2023 21:10 01.06.2023 21:10 Qeveria e Malit të Zi do t’u paguajë 60 mijë euro 155 punonjësve të Gjykatës Themelore në Podgoricë, për rastin e 3 marsit, kur 40-vjeçari Mladen Bulatoviq hyri në atë gjykatë dhe aktivizoi një granatë dore. Bulatoviq u vra nga shpërthimi i bombës, ndërsa pesë persona u plagosën. Paratë do t’u paguhen punonjësve që “i kanë mbijetuar stresit për të qenë në vendngjarje në incidentin e ndodhur në fillim të marsit të këtij viti”, njoftoi qeveria e atjeshme, raporton N!, transmeton Klan Kosova. Kjo do të thotë se 155 punonjës të gjykatës do të marrin nga 387 euro. Mjetet do të paguhen nga buxheti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.